
Flota e Feis Com ka mbi 20 automjete: autobetoniera për dërgesën e betonit të freskët, pompa betoni për objektet e larta dhe vendet e vështira, si dhe kamionë kipera për transportin e materialeve.
Të gjitha automjetet qëndrojnë në parkimin e mbuluar pranë fabrikës në Shupkovc, gati për t’u nisur drejt kantierit tuaj. Për planifikimin e dërgesës, na telefononi në 048 300 400.